Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican news

Takimi vjetor i koordinimit të ipeshkvijve për tokën shenjte, solidariteti nuk ndalet - vatican news

Play all audios:

Loading...

Takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar, pёr tё ripohuar solidaritetin e Kishёs Universale ndaj të krishterëve tё Tokës


Shenjte. R.SH. - VATIKAN Për shkak të pandemisë, takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte (Holy Land coorination, Hlc) nё tё cilin bёjnё pjesё episkopatet e Shteteve të


Bashkuara tё Amerikёs, tё Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Afrikës sё Jugut, do të zhvillohet përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar. Synimi i takimit, nё tё cilin do të marr pjesë edhe


nga Patriarku i ri i Jeruzalemit të Latinëve, kryeipeshkvi Pierbattista Pizzaballa, dhe Nunci apostolik në Izrael e Qipro dhe Delegati apostolik në Jeruzalem e Palestinë, kryeipeshkvi


Leopoldo Girelli, është mbështetja e drejtësisë dhe e paqes në rajon dhe përkrahja e Kishës vendore, pra, ripohimi i solidaritetit tё Kishёs Universale ndaj të krishterëve tё Tokës së


Shenjtë dhe në të njëjtën kohë tërheqja e vëmendjen ndërkombëtare ndaj situatës sё Kishave në rajon, veçanërisht në këtë kohë pandemie. Për shumë të krishterë qё punojnë në fushën e turizmit


dhe tё shtegtimeve, në fakt, përhapja e covid-19 ka shkaktuar dëme tё mëdha edhe nё fushën ekonomike, duke kushtëzuar, kёshtu, jetesën e shumë familjeve. "Situata tashmë e vështirë


politike e shoqërore – shkruhet nё një njoftim për shtyp tё Konferencës episkopale gjermane (DBK) - është bërë edhe më e rёndё për grupet e vogla të tё krishterëve" në këto vende.


Ngjarja, nënvizon njoftimi për shtyp, përfaqëson një mundësi për të "shkëmbyer njoftimet e pёr tё diskutuar perspektivat" veçanërisht në lidhje me shkollat ​​e krishtera në Tokën e


Shenjtë, duke analizuar çështjen si me drejtuesit e instituteve ashtu edhe me studentët, me një fokus tё veçantё mbi kontekstin arsimor në Gaza. "Takimi ndërkombëtar i ipeshkvijve -


përfundon njoftimi i nga Konferencës episkopale gjermane - synon të përforcojë të krishterët dhe Kishat në Tokën e Shenjtë në angazhimin e tyre për drejtësi, paqe e mirëkuptim midis popujve


dhe bashkësive fetare". Pa kërkuar privilegje për besimtarët, por dinjitet e respekt për të drejtat e tyre. Kujtojmë se Koordinim i ipeshkvijve për Tokën Shenjte, qё përbëhet nga


prelatët e gjithë Evropës, të Amerikës së Veriut e të Afrikës së Jugut, është themeluar në vitet 1990 me ftesën e Selisë së Shenjtë, për të vizituar dhe mbështetur bashkësitë e krishtera


lokale në rajon. Koordinimi i ipeshkvijve për Tokën Shenjte bazohet në tri shtylla: lutja, shtegtimi e bindja. Çdo vit lutja dhe kremtimi i Eukaristisë, shpesh në rite të ndryshme, është


sfondi në të cilin zhvillohen veprimtaritë me bashkësitë kishtare vendore.