Play all audios:
Dita Botërore e Rinisë (DBR) në Lisbonë 2023, takimi mes të rinjve nga mbarë bota me Papën, do të zhvillohet nga data 1 deri më 6 gusht 2023. Data u shpall sot, e hënë 4 tetor, dhe shënon
njëkohësisht një nga momentet më të rëndësishme të përgatitjes pёr kёtё ngjarje tё jashtëzakonshme kishtar.
“Me gëzim të madh ju njoftojmë se Dita Botërore e Rinisë Lisbona 2023 do të mbahet nga data 1 deri më 6 gusht. Shpallja e datës së DBR, në ditën e Shën Françeskut të Asizit, është një moment
shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur të rinjtë nga e gjithë bota donin të dinin datën e DBR-sё qё mbahet nё Lisbonë mё 2023 për t'u përgatitur mё
konkretisht për ardhjen dhe pjesëmarrjen tyre në Lisbonë.
Shpresojmë që 22 muajt që na ndajnë nga DBR-sё do të jenë një kohë ungjillëzimi për të gjithë”, deklaroi Manuel Clemente, Kardinali Patriark i Lisbonës. Në këtë moment, grupet e punës që
përbëjnë Komitetin Organizativ Lokal (COL), qё ёshtё organi ekzekutiv për përgatitjen dhe organizimin e DBR-sё Lisbonë 2023, tashmë kanë më shumë se 400 vullnetarë, shumica portugezë. Në
secilën prej 21 dioqezave të Portugalisë ka edhe Komisione Organizuese Dioqezane, përgjegjëse për promovimin e udhëtimit të përgatitjes deri në DBR-sё.
Gjatë vitit të kaluar momentet e theksuara si më të rëndësishmet ishin shpallja e imazhit zyrtar të DBR-sё, qё u zhvillua në tetor 2020, pritja e simboleve të DBR-sё, qё u zhvillua në Romë
në nëntor tё vitit 2020 gjatë një kremtimi me Papa Françeskun, dhe shpallja e himnit zyrtar të DBR-sё në janar 2021.
Një ngjarje që përshkon botën Dita Botërore e Rinisë (DBR) u krijua nga Papa Gjon Pali II në vitin 1985, dhe që atëherë është dalluar si një moment takimi dhe bashkёndarjeje për miliona
njerëz në të gjithë botën.
Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1986 në Romë, dhe që atëherë është kremtuar në qytetet e mëposhtme: Buenos Aires (1987), Santiago de Compostela (1989), Czestochowa (1991), Denver (1993),
Manila (1995), Paris ( 1997), Roma (2000), Toronto (2002), Këln (2005), Sidney (2008), Madrid (2011), Rio de Janeiro (2013), Krakow (2016) dhe Panama (2019).
Më 27 janar 2019, në Panama, në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë, Kardinali Kevin Farrel, Prefekt i Dikasterit tё Selisë sё Shenjtë për Laikët, Familjen e Jetën, njoftoi se Lisbona do të
ishte qyteti ardhshëm që do të organizonte e strehonte ngjarjen. Fillimisht e programuar për verën e vitit 2022, DBR-sё në Lisbonë është shtyrë për një vit mё vonë për shkak të pandemisë së
shkaktuar nga Covid-19.