Françesku kthehet tek fëmijët e Repartit të Onkologjisë pediatrike në “Gemelli”

Françesku kthehet tek fëmijët e Repartit të Onkologjisë pediatrike në “Gemelli”

Play all audios:

Loading...

Edhe një herë, Papa Françesku nuk mungoi të përqafonte fëmijët e shtruar në repartin e Onkologjisë Pediatrike dhe të Neurokirurgjisë së Fëmijëve, në Poliklinikën Gemelli. Një javë pas


operacionit në bark, paraditen e sotme, Ati i Shenjtë e la apartamentin e tij privat në katin e dhjetë për të përshëndetur fqinjët e po atij kati, të vegjlit e këtij reparti të spitalit, të


cilëve u është rezervuar një hapësirë me mure plot vizatime e ngjyra, si edhe shumë lodra, si për t’i bërë të harrojnë, së paku për një çast, sëmundjet e tyre tejet të rënda.


Fëmijëve, të cilët e pritën me duartrokitje në korridor, së bashku me mjekët dhe infermierët, Papa u shprehu afërsinë, dashurinë, emocionin e tij, mes përkëdheljeve e bekimeve. Shfrytëzoi


rastin për t’i falenderuar vogëlushët për letrën e 9 qershorit, me të cilën i uronin shërim të shpejtë. "Kthehu shpejt", i shkruanin, duke i dërguar edhe vizatime të shumta e një skulpturë


me mbishkrimin: "Gjithmonë me ty".


Më pas, Françesku u ndal për të folur me një çift të moshuarish, siç njofton edhe Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila publikoi edhe fotografitë e takimit, të parat pas operacionit.


Është hera e tretë, që Papa Françesku shkon në repartin e Onkologjisë Pediatrike. Herën e parë, në korrik 2021, u tërhoq nga muzika që vinte nga i ashtuquajturi Krahu D, interpretuar nga


Ambrogio Sparagna dhe Orkestra Popullore Italiane, që po jepte një koncert të vogël për fëmijët. Herën e dytë, më 31 mars, pasi dhuroi rruzare dhe vezë çokollate, Ati i Shenjtë pagëzoi një


foshnjë disa ditëshe, që tashmë është bërë “e famshme”. Është fjala për Miguel Ángel, peruvian, i shtruar në spital pas një rënieje. Pak ditë më parë, nëna e fëmijës, Marcela, pati shkuar në


Gemelli për të përshëndetur Papën, duke i çuar një poster me fotografi të familjes së saj dhe një mesazh urimi. Françesku e mori vesh dhe i telefonoi për ta falënderuar.