O Mari, nënë e Zotit - Vatican News

O Mari, nënë e Zotit - Vatican News

Play all audios:

Loading...

Festa e Marisë Nëna e Hyjit kremtohet në tetëditëshën e Krishtlindjes, dhe njëkohësisht bie në fillimin e vitit qytetar. Kjo ditë është po ashtu edhe Dita e Paqes e njohur si Dita Botërore e


Paqes. Që nga shekulli i shtatë ishte e zakonshme të festoj kjo festë si Natale sanctae Mariae, por jo si ditëlindja e Marisë. Në vitin 1969 kisha përcaktoi këtë festë edhe në kalendar,


duke shëmbëllyer kështu adetin e vjetër burimor romak, atë bizantin, si edhe atë të Sirisë Lindore dhe Perëndimore. Kisha dëshironte që pas festës së Lindjes së Jezusit Shëlbuesit të botës,


të nderonte edhe nënën e tij.


Kjo festë na bën me dije për fshehtësinë e një gruaje e cila e lindi Birin e Hyjit. Kisha e parë jetonte prej kësaj feste para se ta shpallte Koncili i Efezit (431) Marinë si nënë të Hyjit.


Marinë si nënë të hyjit e pranojnë edhe kishat simotra, kisha ordodokse dhe evangjeliste. Edhe urtia teologjike e nderon me pietet të madh të qenët nënë të Marisë. Teologu spanjoll, duke


interpretuar thëniet e marisë sipas ungjillit të Lukës, thekson: “Shpirti Shenjt i dha marisë zotësinë të bëhet nënë dhe e shndërroi të qenët nënë të saj në të qenët nënë hyjnor”. Prandaj,


është tejet i qëlluar edhe mendimi se “ne nuk e festojmë vetëm lindjen e Jezusit nga nëna, por vetë fshehtësinë e të qenët nënë dhe, bashkë me të edhe dinjitetin e gruas” (Anselm Grün).