Papa: dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve - vatican news

Papa: dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve - vatican news

Play all audios:

Loading...

Papa Françesku 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar dhe të brishtë, pavarësisht nga feja, ngjyra, raca të cilës i


përkasin". Këtë nënvizon me forcë Papa Françesku në një video-mesazh një vit pas nënshkrimit të ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’ së bashku me Imamin e Madh të Al-Ahmad Al-Tajib,


në Abu Dabi, më 4 shkurt 2019. R.SH. - VATIKAN PAPA FRANÇESKU KUJTON SOT NJË VJETORIN E  ‘DOKUMENTI MBI VËLLAZËRIMIN NJERËZOR’,  NJË TEKST HISTORIK QË U NËNSHKRUA MË 4 SHKURT 2019 NGA VETË


PAPA DHE NGA IMAMI I MADH I AL-AZHARIT, AHMAD AL-TAYYEB, GJATË UDHËTIMIT PAPNOR NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE. "Dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, nënshkruar një vit më parë, ka


shënuar e shkruar një faqe të re në dialogun ndërmjet feve dhe njerëzve vullnet të mirë”, pohon Papa Françesku në një tweet postuar në faqen @Pontifex, më 4 shkurt, ditën kur u kremtua


përvjetori i parë i të ashtuquajturës "Deklaratë e Abu Dabit”. "Si vëllezër e motra duam t'i themi jo dhunës dhe të nxisim së bashku paqen, jetën dhe lirinë fetare” vazhdon


tweet-i i  Papës Françesku, i cili për këtë rast regjistroi edhe një video-mesazh. Papa Françesku 'bekon' të gjithë ata njerëz që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të


sëmurë, të persekutuar dhe të brishtë, pavarësisht nga feja, ngjyra, raca të cilës i përkasin". Këtë nënvizoi me forcë Papa Françesku në video-mesazhin, një vit pas nënshkrimit të


‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’. "Prandaj jam i lumtur që mund të marr pjesë në këtë moment të prezantimit të Çmimit Ndërkombëtar të Vëllazërimit Njerëzor para botës


ndërkombëtare - tha Papa në video-mesazhin drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë që u zhvillua në Abu Dabi - , që të inkurajohen të gjitha modelet e virtytshme të burrave dhe grave, të cilët


e mishërojnë, në këtë botë, dashurinë përmes veprimeve e sakrificave që bëjnë për të mirën e të tjerëve, pavarësisht se mund të jenë të ndryshëm në fe, etni e kulturë, dhe i kërkoj Zotit të


Plotfuqishëm të bekojë çdo përpjekje që është në dobinë e së mirës së njerëzimit dhe të na ndihmojë të ecim përpara në udhën e vëllazërimit”.